I përfunduar
Projekti per Rrethrrotullimin e Zogut te Zi | Bashkia Tirane | 2017
Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, i ndërtuar në 2006, do të transformohet në një portë hyrëse të denjë për kryeqytetin.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instilacionit në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia po merr propozime nga skulptorë profesionistë.

Rrethrrotullimi do të jetë shumë shpejt edhe një nyje gjelbërimi e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por në të njëjtën kohë duke krijuar dhe një minipark ku qytetarët do të kenë akses. Projekti parashikon shtimin e gjelbërimit, ndërtimin e rrugicave, vendosjen e stolave ku qytetarët mund të pushojnë. Shatërvani aktual jofunksional do t’i nënshtrohet rikonstruksionit duke krijuar një tjetër oaz të bukur në kryeqytet.

Me shume projekte ne Shqiperi
Projekti 5 Maji kompleks rezidencial dhe apart-hotel ne rrugen 5 Maji Tirane
Projekti Budi Building ne rrugen Pjeter Budi, Tirane
Projekti Bermon Tower ne rrugen Aleksander Moisiu, Tirane
Strukture sherbimi e banimi 16 deri 39 kate dhe strukture hotelerie 12 kate mbi toke dhe 7 kate nentoke, Bulevardi i Ri
Objekt banimi 2, 3, 4 dhe 5 kat me 2 dhe 3 kat parkim nentoke - Rruga Hamdi Garunja, Tirane
Godine banimi dhe sherbimi 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate parkim nentoke, ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Farka Lake Front Residence
Unity Residence Golem Kavaje




k.jpg)